zoom

Bota

Britania paralajmëron: Konflikti në Ukrainë mund të zgjasë me muaj ose vite

Zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab ka deklaruar se konflikti në Ukrainë mund të zgjasë me muaj, mbase dhe me vite.

Duke folur këtë të diel për “Sky News”, numri dy i Britanisë është shprehur se aleatët perëndimorë të Ukrainës duhet të tregojnë “qëndrueshmëri strategjike” për të siguruar që Vladimir Putin i Rusisë të dështojë.

Lufta e rusëve në Ukrainë ka hyrë sot në ditën e 11-të, ku janë shënuar viktima dhe shumë shkatërrime, pasi trupat ruse po synojnë kryesisht qytetet e mëdha e të populluara ukrainase.