Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë janë njësoj me shpalljen e luftës ndaj vendit të tij. Ai deklaroi sot se Moska duhet të mbrojë rusishtfolësit në lindje të Ukrainës, si dhe interesat e saj.
Në disa komente për mediat ai vuri në dukje se Rusia dëshiron që Ukraina të “çmilitarizohet”, “denazifikohet” dhe tc ketë status neutral.
Ai gjithashtu tha se nuk në plan të shpallë gjendjen ushtarake në Rusi, raporton AFP.