zoom

Bota

Shpresë për t’i dhënë fund luftës, ja kur do të zhvillohen bisedimet Rusi-Ukrainë

 

 

 

 

Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë të hënën raundin e tretë të bisedimeve me shpresen per t’i dhënë fund luftës.

Rusia dhe Ukraina do të mbajnë një raund të tretë bisedimesh të hënën, raporton Reuters.

Negociatori ukrainas David Arakhamiya tha në një postim në Facebook se bisedimet për përfundimin e armiqësive do të rifillonin, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Të enjten, të dyja palët ranë dakord të hapin korridoret humanitare për të lejuar civilët të dalin nga disa zona luftimi. Megjithatë ka pasur vonesa në zbatimin e tyre.