Aplikacion
Megjithëse filmi është programuar të dalë në premierë botërore më 3 mars, s’ka penguar një industri tjetër të vihet në lëzivje më shpejt se sa shfaqja e filmit.
Ajo që vlen të theksohet është fakti që moda ka patur një ndikim shumë të madh në këtë film. Koleksionet pranëverë-verë kanë sjellë marrë frymëzim pikërisht nga burri – lakuriqi i natës, heroi i drejtësisë Batmani.
Përgatituni se derisa të vijë vërtet pranvera, e zeza do të jetë ngjyra dominuese e garderobës tuaj. Mjafton të shikojmë trailerin e filmit dhe do të mahnitemi nga e zeza.
Koleksioni pranverë -verë 2022 e shtëpisë së modës Lanvin, i cili pritet të dalë në mars, ka në linjën e tij veshje dhe aksesorë Gotham City Style, duke filluar nga xhaketa dhe funde lëkure ngjyrë violë, fustane në rrjeta metalike deri tek çanta dhe këpucë me ilustrimet e Batman-it dhe Catwoman-it.
Ndërkohë dhe në Nju Jork dalja e filmit ka bërë që të mbërrijnë në dyqanet e luksit në Saks Fifth Avenue koleksione, përveç atij të Lanvin-it, kapsula dhe koleksione të aksesorëve të brandeve si EleVen të Venus Williams, si dhe produkte kozmetike, lodra dhe objekte me tematikën e Batman-it.
Të njëjtën politikë e kanë ndjekur dhe linjat e firmave të njohura low cost si Zara, Instimissimi, Fossil ku gjejmë një koleksion të gjerë të veshjeve me temën e Batman-it./L.K
Zoom.al