zoom

Bota

SHBA ‘i është lutur’ Kinës për muaj me radhë të bindë Rusinë të mos pushtojë Ukrainën

Për tre muaj, në një duzinë bisedimesh, zyrtarë të lartë të Uashingtonit kanë paralajmëruar homologët e tyre kinezë për rreziqet që lidhen me grumbullimin e trupave ruse në kufirin ukrainas, duke u kërkuar zyrtarëve të Pekinit që të bindin Rusinë që të mos pushtojë vendin.

Kjo u zbulua nga New York Times, duke cituar zyrtarë amerikanë që preferojnë të mbeten anonimë dhe që pretendojnë se kanë treguar materiale të inteligjencës për kinezët në lidhje me shtimin e ushtarëve rreth Ukrainës.

Takimi i fundit do të bëhej vetëm të mërkurën e kaluar, pak orë para se presidenti rus, Vladimir Putin, të niste operacionet speciale ushtarake në Ukrainë.

Gjithsesi, çdo herë zyrtarët kinezë – përfshirë vetë ministrin e Jashtëm (Wang Yi) dhe ambasadorin kinez në Shtetet e Bashkuara (Qin Gang) – kanë hedhur poshtë përfundimet e SHBA-së, duke besuar se një pushtim i tillë nuk ishte në axhendën e ditës të Moskës. Zyrtarët amerikanë zbuluan gjithashtu dhjetorin e kaluar se Kina kishte ndarë informacione me Rusinë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin të krijonin mosmarrëveshje midis Pekinit dhe Moskës dhe se Kina nuk do të përpiqej të parandalonte planet dhe veprimet ruse./NewYorkTimes