Sulmi i paprecedentë i Rusisë ndaj Ukrainës është një zhvillim që ka prekur të gjithë në Evropë dhe në të gjithë botën.
Përmes një gjesti të veçantë ka pasur një reagim edhe ambasada e Gjermanisë në vendin tonë. Në faqen zyrtare në Facebook të ambasadës është ndryshuar fotoja e profilit duke vendosur një pamje vetëm të zezë në shenjë zie.