Aplikacion
Ministria e Brendshme e Ukrainës ka njoftuar se disa nga raketat kanë sulmuar qendrat e komandës ushtarake të raketave të Ukrainës dhe selinë ushtarake në Kiev.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, përmes rrjeteve sociale deklaron se Vladimir Putin, ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë.
Sakaq, ai thekson se do të mbrojnë veten, ndërsa shton se bota mund dhe duhet ta ndalë Putinin që të sulmojë.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar të ketë sulmuar qytetet ukrainase – duke thënë se po synon infrastrukturën ushtarake, mbrojtjen ajrore dhe forcat ajrore me “armë të precizionit të lartë”.