Aplikacion
“Mos bëni gabim, vendosja e këtyre masave gjithëpërfshirëse dhe të koordinuara do të shkaktojë dëme të mëdha,” tha ajo. “Dhe ne nuk do të kursehemi me masat ekonomike që do të marrim. Ne do të përforcojmë më tej aleatët tanë të NATO- s në krahun lindor.”
Harris paralajmëroi se e ardhmja e sigurisë europiane është kërcënuar, duke thënë se që nga fundi i Luftës së Ftohtë, nuk ishin mbajtur konferenca të tilla. Forcat amerikane nuk do të luftojnë brenda Ukrainës, ritheksoi ajo, por “ato do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s”.
Harris gjithashtu tha se “veprimet e tyre nuk përputhen me fjalët.”
Zëvendëspresidentja argumentoi se perëndimi tani është më i fortë dhe më i bashkuar dhe nuk duhet të nënvlerësohet nga Rusia.