Aplikacion
Për këtë projekt është ngarkuar kompania Emaar Group, e cila gjithashtu do të bëj dhe realizimin e projektit të Portit të ri të Durrësit. Drejtuesi i kësaj kompanie, Mohamed Alabbar, u shpreh i bindur se Durrësi brenda kësaj dekade do të jetë një qytet tepër i njohur në botë. Një ambicie të tillë shprehu edhe kryeministri.
Edi Rama: Ka qindra godina që po kalojnë në rikonstruksion të thellë. Thuajse po rindërtohen. Ka rreth 81 ndërtesa të këtij lloji që kanë nevojë thuajse të rindërtohen.
Mohamed Alabbar: Dua t’ju përgëzoj që e kaluat këtë dhe mundët ta menaxhonit sepse ishte një katastrofë e jashtëzakonshme njerëzore.
Edi Rama: Ajo që ju keni bërë është e pa çmuar. Që po e bëni këtë realitet. Mbreti premtoi të na vinte në ndihmë me këtë mbështetje kaq të madhe. Ja ku jemi. Tashmë fondet e Abu Dahbit janë në drejtim të mbarë.
Mohamed Alabbar: Tokën duhet ta ngremë në 2 metra e gjysmë, sepse këtu ka qenë kënetë.
Edi Rama: Tua bësh jetën më të mirë se para tragjedisë dhe në këtë zonë, i detyrohemi shprehjeve publike të mirënjohjeve sepse është sasia më e madhe e parave që erdhi për mbështetje të drejtpërdrejtë. Praktikisht dy ndërhyrjet më të mëdha për strehimin janë kjo që është më e madhja dhe ajo që bëri presidenti Erdogan në Laç. Ata bënë të mundur që 2500 apartamente të bëheshin. Është drejtimi juaj, pasioni, këmbëngulja, marrëdhënia që jemi bërë bashkë. Ne kemi një shprehje: Miku i mirë njihet në ditë të vështirë. Kemi një ndihmë të rëndësishme nga BE për shkollat. Ne kemi financuar gjysmën e projektit dhe gjysma po financohet nga ata.
Mohamed Alabbar: Një detaj kryeministër që është interesant, është bulevardi që lidh zonën e re me zonën e Durrësit. Nga kjo zonë do të ketë një rrugë të gjerë në formën e bulevardit që do e rrisë atë me Durrësin.
Edi Rama: Të vish në Shqipëri dhe ta bësh Monacon xheloze, ta bësh Durrësin simotrën e marinës së Dubait.
Mohamed Alabbar: Po do e bëjmë.
Edi Rama: 2022 do të jetë i jashtëzakonshëm për Durrësit dhe kjo dekadë do e vendosë Durrësn në hartën e botës si një vend që duhet vizituar.
Mohamed Alabbar: S’ka asgjë që na ndalon.
Paralajmërohet publikimi i dosjes “bombë”: Politikanë të lartë dalin te “Toyota Yaris”