Aplikacion
Në një status në “Twitter” basha thotë se Rama shpenzon miliona euro për luksin qeveritar dhe kërkon vetting për politikanët.
“Në 52 milionë eurot që shpenzohen për luksin qeveritar, bëjnë pjesë edhe milionat që Rama shpërdoron për fluturimet e tij me avionin privat, me flatrat korruptive të një kompanie ajrore të ekspozuar edhe nga Transparency International. Ky shpërdorim i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës, tregon pse vettingu në politikë është i domosdoshëm për të pasur politikanë që punojnë për familjet shqiptare, jo për veten, krimin e organizuar dhe oligarkët”, shkruan Basha.
Zoom.al publikoi të dhëna mbi fluturimet e kryera nga kryeministri me avionin “Ismaili”, i cili rezulton të jetë pronë e qeverisë shqiptare dhe jo pjesë e “Air Albania”. Në pak muaj, kryeministri Rama rezulton të ketë kryer 27 udhëtime jashtë shtetit, pjesën më të madhe me avionin e tij. Nga qeveria nuk ka ende transparencë se si u bë ai pronë e qeverisë, u ble apo u dhurua nga qeveria turke, që e ka pasur pronë të saj. /Zoom.al