zoom

Bota

Bizhuteritë mbretërore ruse dalin në ankand

Bizhuteritë perandorake ruse të kontrabanduara jashtë vendit gjatë rezolutës së vitit 1917 dhe diamante me ngjyra të rralla dalin në ankand javën e ardhshme në Gjenevë.

Një diamant portokalli-rozë me peshë 25.62 karat, i vlerësuar nga 3.6 milionë deri në 5.38 milionë franga zvicerane i vendosur në një unazë, është një ndër thesaret që do shitet në ankand më 10 Nëntor.

Një kristal i bukur, është një ngjyrë fantastike me pak portokalli, por jo shumë, kështu që është një ngjyrë shumë delikate“, deklaroi për “Reuters” Olivier Wagner, kreu i shitjeve dhe eksperti i bizhuterive në Sotheby’s Geneva.

Ndërsa një palë vathë diamanti ngjyrë të bardhë, secili me një gur të varur me prerje katrore që peshon 25.88 karat, pritet të arrijë në 4.1 milionë deri në 5 milionë franga zvicerane, tha ai.

Është shumë e rrallë të gjesh një palë të tillë në atë madhësi“, tha më tej Wagner.

Për koleksionistët nostalgjikë të gurëve të çmuar historikë, një karficë e madhe ovale prej safiri dhe diamanti dhe kapëse të ngjashme nga kutia e bizhuterive të Dukeshës së Madhe Maria Pavlovna, gruas së Dukës së Madh Vladimir, djali i carit Aleksandri II dhe kishte një koleksion fantastik bizhuterish. / Përgatiti: Alesia Doçi