Aplikacion
Pse nuk dilni në bazë të përballeni me anëtarësinë?
“Kam dalë më shumë se çdo kryetar i PD në këto 30 vite. Por unë nuk jam nga ata që shfrytëzoj, nga ata që bëjnë gara në momente të tilla, me autokolonë apo se kush mbush sallën më shumë. E kam më të lehtë po nuk dua të vendos në pozita inferioritet zotin Berisha.
Jam vetëpërmbajtur dhe do vetëpërmbahen, me bindjen e thellë, se siç janë të qartë demokratët, unë dhe shqiptarët, që çdokush që është i zemëruar të qetësohet. Oportunistëve dhe inatçorëve ju them se rruga pa krye ku jeni futur dhe abuzimi që po bëni me gjendjen e ish-kryetarit, fatura do tju vijë sikur nuk ua kam dhënë në 8 vite. Fatura politike domethënë…”
Cilat janë ish-ministrat e PD-së që kanë janë pasuruar gjatë qeverisjes së Ramës?
“I dini ju të medias. I dinë pronarët tuaj. E di dhe prokuroria, e di dhe Edi Rama. Shikoni kush është graduar dhe pasuruar pas 2013. Kanë vendosur që në 8 vite në qeverisjen e PD janë pasuruar, dhe në 8 vite në opozitë nuk janë kujtuar. Demokratët i njohin.”
Shpërthimi në Zubin Potok/ Rama: Akt kriminal! BE të heqë menjëherë sanksionet ndaj Kosovës