zoom

Aktualitet

Kush do zëvendësojë Veliun? Ky është Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Ditën e sotme, Ardi Veliu dha doreheqjen nga detyra që mbante prej vitit 2018.

Mësohet se pasardhës i Veliut në krye të Policisë do të emërohet drejtori i deritanishëm i Antiterrorit, Gledis Nano.

Nano është një emër jo pak i lakuar në media, imazhi i të cilit është bërë publik pas operacionit të riatdhesimit të 5 shtetasve shqiptarë nga kampi Al-hol, ndër ta edhe vogëlushi Alvin Berisha.

Gledis Nano u emërua në detyrën e kreut të drejtorisë të Antiterrorit që prej 17 shkurtit 2016 pas një pune të gjatë dhe eksperiencë 17-vjeçare si pjesë e policisë së shtetit. Në vitin 2013 ka kryer hetimet e dosjes se “Imameve” të arrestuar për terrorizëm. Gledis Nano po ashtu drejtoi të gjithë operacionin sekret të dëbimit të diplomatëve iranian nga Shqipëria.