zoom

Politikë

Përfundon takimi me OSBE-ODIHR/ Basha: Raporti i OSBE-së fakton masakrën zgjedhore të 25 prillit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në përfundim të takimit me delegacionin e OSBE/ODIHR u ndal në një prononcim për mediat.

Gjatë fjalës së tij kreu i opozitës tha se raporti i OSBE-së fakton masakrën zgjedhore të 25 prillit.

“ Ambasadores Gacek i shpreha mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme të misionit, ishte në kushte të kufizuara për shkak të pandemisë, me të dhe bashkëpunëtorët e saj. Raporti i OSBE/ODIHR fakton masakrën zgjedhore, vrasjen e demokracisë në Shqipërisë më 25 prill. Rekomandimi i dytë thotë; shteti duhet të garantojë sekretin e votës dhe lirinë. Njerëzit duhet të votojnë të lirë nga frika dhe ndëshkimi. Nëse hiqet fjala Shqipëri nga raporti, do të ishte si për një vend si Bjellorusia e Lukanshenos. Ky është një sistem kriminal që përbhet nga njerëz të tillë. Raporti thotë qartë në 5 rekomandimet se marrëveshja e 5 qershorit nuk është në përputhje me ato që rekomandon OSBE”, tha Basha.