Aplikacion
Ai garantoi se dy fëmijëve nuk do u mungojë asnjëherë ndihma nga shteti. Çuçi theksoi që deri 18 vjeç fëmijët e Hoxhës do të marrin trajtim, më pas nëse vijojnë shkollën e lartë do të marrin 170% të pagës së nënkomisarit. Gjithashtu ai tha se për fëmijët është e garantuar trajtimi shëndetësor falas dhe benefitet e tjera.
“Siç e dini dje humbi jetën në mënyrë tragjike nën komisari Saimir Hoxha. Sot morëm vendimin për shpalljen Dëshmor i Atdheut. Njëkohësisht qeveria po bën trajtimin finaniciar të famikjarëve dhe në marrjen e titullit Dëshmor i Atdheut, kur të hyjë në fuqi vendimi në mbledhjen e parë të Qeverisë, familjarët dhe fëmijët do të trajtohen si fëmijë në përkujdesje të Republikës. Djemtë do të marrin një pagë prej 170% të pagës që ka pasur Saimir Hoxha, po ashtu do të marrin dhe trajtim shëndetësor,” tha Çuçi.