Aplikacion
Mësohet se 44-vjeçari i vrarë nga Aldi Rama ishte babai i dy djemve të mitur, vetëm 1 dhe 3 vjeç.
44-vjeçari ishte vëllai i vetëm mes tre motrave, njëra prej tyre kryegjyqtare e Pukës, Flutura Hoxha. Sot gjatë ceremonisë është i pranishëm edhe babai i tij 85-vjeçar, i cili mësohet se ka thënë:
“Nuk kam më motiv për të jetuar, s’ka më fjalë të më ngushëllojë.”
Kujtojmë se Saimir Hoxha u vra dje në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama. Hoxha ndërroi jetë rrugës për në spital, duke mos u mbijetuar plumbave të marrë në fyt dhe në zemër.