Aplikacion
Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Palushi është shprehur se të tre efektivët i kanë dalë para makinës së Ramës, por ai nuk ka ndaluar, ka vrarë Hoxhën dhe më pas është larguar, duke hedhur dy të tjerët në kanal.
“Bëmë postbllok pasi kishim informacion për të kërkuarin Xhulio Vokrrin. Saimir Hoxha, unë dhe 2 policë i dolëm para makinës së Aldi Ramës. Rama nuk ndaloi dhe qëlloi, vrau Hoxhën, ne të tjerët përfunduam në kanal,”- mësohet të ketë thënë ai ndër të tjera.
Nga ana tjetër, kujtojmë se policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme 2 personat të cilët ndodheshin në makinë me Aldi Ramën, në momentin kur ky i fundit qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha. Kristian Sherri dhe Armando Marku, u shoqëruan menjeherë pas ngjarjes së rëndë, ndërsa mbrëmjen e sotme iu komunikua arresti.