Aplikacion
Nensi është një stiliste shqiptare nga Tirana, e cila ka përfunduar studimet për modë në Londër, ku edhe jeton. Ajo është e njohur për fustanet e saj me prerje grafike dhe detaje sensuale të rripave. Mund ta mbani mend nga dita kur veshi Bella Hadid në VMAs:
Vieë this post on Instagram
Nensi mundi rreth 1,900 aplikantë nga 110 vende për t’u larguar me një çmim të madh prej 300,000 eurosh, plus një vit trajnim nga ekspertët e gjigantit luksoz LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton, prind i markave përfshirë Vuitton, Guerlain, Dom Pérignon dhe Sephora. Më 17 shtator, gjatë Javës së Modës në Londër, Dojaka do të organizojë edhe shfaqjen e saj të parë në pasarela.
Disa nga komentet e bëra për Nensin ishin:
“Juria ka votuar njërëzi për Dojakën. Diçka e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë”, “Ajo bëri një prezntim shumë të mirë. Është origjinale në çdo këndvështrim”, “Cilësia është e jashtëzakonshme dhe ajo është kaq e thjeshtë. E mrekullueshme”, “Nuk mendoj se ka një grua që do vishte punimet e Dojakës dhe nuk do ndihej mirë”, “Ky lloj fustani mund të jetë klasikja e re” etj.
Nensi tregon se “është shumë e emocionuar për çmimin dhe s’e nuk e priste”.
“Kur fillova, kisha një bazë klientësh shumë të rinj, dhe tani me koleksionin që po zhvillohet me një pamje më të përshtatur dhe më të fortë, gjërat po ndryshojnë dhe më pret një audiencë më e gjerë. Dua t’i bëj krijimet edhe më të gjithanshme. Tani, do të kem edhe më shumë mundësi për të zhviluar gjëra”, shton ajo.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet