Aplikacion
Së bashku me Zonjën e Parë, Jill Biden, kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri homazhe për 13 ushtarët e vrarë dhe u takua me familjarët e tyre.
Ushtarët e vrarë, trupat e të cilëve u rikthyen në territorin amerikan, ishin nga moshat 20-31 vjeç dhe prej tyre vetëm dy ishin femra.
Një ndër viktimat ishte një marins 20-vjeçar, i cili priste të bëhej baba brenda tre javësh.
Ndërkohë mes tyre ka qenë dhe një 23-vjeçare, e cila në një nga postimet e saj të fundit në rrjetet sociale kishte nxjerrë një fotografi duke u kujdesur për një fëmijë të vogël afgan ku shkruante “E dua punën time!”.
Pesë ditë pas këtij postimi që u bë viral në rrjetet sociale ushtarja së bashku me 12 anëtarë të shërbimit amerikan humbën jetën nga bombardimet në aeroportin e Kabulit.
Ata ndodheshin në Afganistan si pjesë e kontigjentit të fundit që po mundësonte evakuimin e civilëve dhe amerikanëve të mbetur në këtë vend.
Në një deklaratë presidenti amerikan u shpreh se “Këta 13 ushtarë që humbëm ishin të gjithë heronj, të cilët bënë sakrificën më të lartë për idealet e Amerikës, ndërkohë që shpëtonin jetët e të tjerëve”.
Presidenti Joe Biden është zotuar të vazhdojë goditjet ajrore kundër ISIS-it, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e përgjakshëm në aeroportin e Kabulit.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet