Aplikacion
Një grup udhëheqësish federalë dhe shtetërorë, do të realizojnë një takim pasi disa shtete janë të shqetësuara për shkak të infeksioneve të larta ditore në Sidnei edhe pas dy muajsh në mbyllje.
New SouthWales regjistroi 882 raste të reja, shumica prej tyre në kryeqytetin Sidnei, më pak se rekordi i së enjtes me 1,029 raste.
Dy humbje të reja janë regjistruar, ndërsa 117 persona ndodhen në terapi intensive ku 103 prej tyre janë të pavaksinuar.
Kryeministrja e Neë South Wales, Gladys Berejiklian ka deklaruar se ajo do të fokusohet më shumë tek normat e vaksinimit dhe numri i shtrimeve në spital sesa te rastet e konfirmuara me Covid-19.
Deri më tani, 32% e njerëzve mbi 16 vjeç janë vaksinuar ndërsa Australia planifikon të imunizoje 80% të popullsisë deri në mes të Nëntorit.
Ndërkohë Australia ka miratuar përdorimin e vaksinave për fëmijët e moshës 12-15 vjeç.
Dy aksidente brenda pak orësh në Kamëz dhe Tiranë, një 64-vjeçare humb jetën, plagosen 5 të tjerë