zoom

Aktualitet

BE-ja paralajmëron vendet që rekomandojnë doza shtesë të vaksinës

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar vendet e bllokut evropian se  mund të përballen me pasoja ligjore për shkak të rekomandimeve për një dozë shtesë të vaksinës për qytetarët e tyre.

Komisionit Evropia thotë se dozat  përforcuese  nuk janë  miratuar ende nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Dozat përforcuese aktualisht nuk janë pjesë e autorizimit të vaksinave për COVID-19 dhe ende nuk i janë nënshtruar një vlerësimi shkencor nga EMA në mungesë të të dhënave të mjaftueshme”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë për Reuters.

Komisioni gjithashtu tha se kompanitë do të mbajnë  përgjegjësi nëse dozat shtesë administrohen pa miratimin e EMA-s.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian  do të  mbajnë barrën e çdo pasoje ligjore dhe kërkesash për kompensim në rast se dikush ka efekte anësore të papritura. Në disa vende evropiane, pacientët që kanë patur ankesa i janë drejtuar dyerve të gjykatës  për të zgjidhur çështjet e tyre.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit ,të dhënat zyrtare që vijnë nga Danimarka, Gjermania, Norvegjia dhe Zvicra tregojnë se  janë ngritur qindra padi për kompensim nga individët.