Aplikacion
Një ditë pas deklaratës së DASH ku udhëzonte qytetarët amerikanë të mos udhëtonin drejt Lazaratit për shkak të pasigurisë prej dhunës e krimit, vetë banorët janë shprehur të indinjuar për etiketimin që u është bërë.
Banorët thonë se nuk duhet të përbaltet emri i Lazaratit dhe mikpritja, pavarësisht të shkuarës.
Ata pohojnë se fshati po orientohet drejt turizmit, teksa sipas tyre gjatë ditëve të fundit nuk kanë munguar turistët amerikanë e polakë.
Një reagim për deklaratën e Ambasadës amerikane ka patur edhe grupseksioni i PD-së në këtë zonë, duke i ofruar mirëpritjen stafit të ambasadës amerikane për të vizituar Lazaratin e për të parë nga afër realitetin në të cilën jetojnë banorët.
Ambasadorja Kim ka udhëtuar në Shqipëri në shumë zona nga veriu e jugu, por tani ka marrë edhe një ftesë nga banorët e Lazaratit.