Aplikacion
Ai ka luftuar ashpër kundër ushtrisë sovjetike në operacionin “Magjistralja” në vitin 1989, e më vonë ka qenë një prej liderëve të njësive të muxhahedinëve si dhe ishte lider i Aleancës 7, që u themelua kur talebanët erdhën për herë të parë në pushtet në Afganistan në vitin 1996, transmeton Telegrafi.
Në fund të viteve të 90-ta, u bë ministër i Mbrojtjes në kabinetin e Burhanudin Rabani. Gjatë 9 shtatorit 2001, dy ditë para sulmeve terroriste në SHBA, Massoud u lëndua për vdekje në një sulm kamikaz të Al Kaidës në rezidencën e tij – ku dy meshkuj ishin prezantuar si gazetarë – e lëndën shpërthyese e kishin fshehur në një video-kamerë.
Derisa talebanët iu afruan Kabulit, djali i tij Ahmad Massoud, gjatë një interviste ka thënë se është i hapur për bisedime me militantët talebanë.
“Jam i gatshëm të falë edhe gjakun e babait për paqe në Afganistan dhe siguri e stabilitet”, ka shtuar Massoud, duke theksuar se ai dhe afganët tjerë nuk janë të “gatshëm të dorëzohen para terrorizmit”, por se është i hapur për formimin e “një qeverive me talebanë”.
Massoud ka lindur më 10 korrik të vitit 1989 dhe njihet si politikan i guximshëm afgan. Pasi kreu shkollën e mesme në Taxhikistan, Massoud e kaloi një vit në një kurs të ushtrisë në akademinë mbretërore.
Në vitin 2012, filloi studimet në kolegjin mbretëror në Londër, e në vitin 2015 edhe diplomoi. Magjistroi në fushën e politikave ndërkombëtare në Universitetin e Londrës.
Pas përfundimit të studimeve u rikthye në Afganistan që të bëhet drejtor i fondacionit Massoud. Në vitin 2019, në një bisedë me agjencinë e lajmeve AFP, ka kritikuar marrëveshjen paqësore me SHBA-ve dhe talebanëve.
Sot në llogarinë e tij në Twitter, ka publikuar një video të fillimit të organizimit të një kundërshtimi ndaj talebanëve dhe Al Qaedas. Ndryshe lugina Panjshir është pjesa e vetme e Afganistanit që këmba e xhihadistëve akoma nuk ka shkelur, e sipas Massoud nga aty do të filloi shkatërrimi i Emirateve Islamike të Afganistanit, që mbrëmë në Kabul e shpallën talebanët.