zoom

In Zoom

Shqipëria hap dyert! Ja në cilat qytete do strehohen afganët dhe sa do të jetë numri i personave që do vijnë

Pasi kryeministri Edi Rama pranoi se në vendin tonë do të strehohen përkohësisht qindra afganë, autoritetet kanë nisur punën për ndërtimin e godinave ku do të qendrojnë ata.

Sipas burimeve, dy qytetet ku do të strehohen afganët janë Tirana dhe Durrësi dhe fillimisht pritet të mbërrijnë 350 persona.

Sipas marrëveshjes është specifikuar që do të pranohen vetëm ata që kanë qenë bashkëpunëtor të aleancës NATO-SHBA.

Dje kryeministri Edi Rama u shpreh se afganët që do strehohen në Shqipëri vijnë nga rrethet intelektuale.