zoom

Të gjitha

Emina Çunmulaj reagon për ardhjen e Goran Bregovic-it në Korçë

Ardhja e këngëtarit serb, Goran Bregovic në festën e birrës në Korçë ka sjellë mjaft reagime të ashpra nga shqiptarët si dhe nga personazhe të njohur të ekranit.

Së fundmi, ka qenë Emina Çunmulaj e cila ka komentuar përmes rrjeteve sociale në lidhje me këtë gjë.

“Ah sa bukur do ishte sikur legjenda e muzikes shqipe do ishte i ftuar ne Korçe dhe do ishte dorëzuar çelsin e Tiranes”, ka shkruar ajo në InstaStory.


Sipas saj, do ishte shumë më mirë nëse do të ftohej legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu sesa Goran Bregovic.

“Ose pse nuk ftohet legjenda e gjithë Ballkanit dhe jo vetëm e ish-Jugsllavisë. Pse nuk e sillni atë?”- është shprehur ajo.

Po ashtu, edhe tenori i famshëm shqiptar, Ramë Lahaj, i është drejtuar më herët me një letër kryeministrit Edi Rama për ardhjen e Goran Bregovic në Shqipëri. Lahaj ka shkruar se mund të ftojnë çdo artistë shqiptarë për të kënduar në festën e birrës, madje dhe atë vetë, por jo një këngëtarë që ka frymëzuar forcat serbe që vranë shqiptarët e Kosovës.

“Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës. Unë jam vet artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse!”- shkruan Ramë Lahaj ndër të tjera.