zoom

Bota

Qyteti i dytë më i madh në Afganistan bie në duart e talebanëve

Luftëtarët talebanë kanë marrë nën kontroll qytetin e dytë më të madh në Afganistan, Kandahar-in. Kështu, talebanët po përparojnë me shpejtësi drejt kryeqytetit, Kabulit.

Kandahar-i i shtohet listës së qyteteve që tanimë ndodhen nën tutelën e talebanëve.

Talibanët kanë marrë gjithashtu ndërtesat qeveritare në kryeqytetin verior të provincës Sar-e Pul, duke i dëbuar zyrtarët nga qyteti kryesor në një bazë ushtarake aty pranë.

Ofensiva e talebane ka marrë vrull gjatë ditëve të fundit, pasi Shtetet e Bashkuara nisën tërheqjen e trupave ushtarake dhe kanë njoftuar se do të përfundojnë misionin e tyre deri në fund të gushtit.