Aplikacion
Ai tha se kjo është një hakmarrje politike për denoncimet që ka bërë ai për situatën politike në vend, për manipulimet zgjedhore, për depërtimin e krimit në politikë, por mbi të gjitha për denoncimin kundër fondacionit të Soros.
Berisha tha se ky fondacion ka marrë nën kontroll OJQ-të në vend dhe tanimë ka vendosur nën kontroll edhe sistemin e drejtësisë.
Berisha tha se hakmarrja politike ndaj tij ka ardhur edhe për shkak të denoncimit të nismës për ndryshimin e kufijve.
“Mungesa e plotë e transparencës në këtë vendim tregon se është kryekëput politik. Ai po përdoret si armë ndaj kundërshtarit të qeverisë më të korruptuar të Europës,” tha Berisha.
Duke komentuar thirrjet e ambasadores amerikane, Yuri Kim, Berisha tha: “Për mosfutjen time në parlament nuk ka asnjë provë, përveç kërcënimeve me dogmën e barit, siç e ka përdorur Enver Hoxha. Shpreh besimin tim të plotë te barazia e gjykatës. Në këtë planet nuk ekziston asnjë institucion që disponon një provë, fakt apo dokument kundër Sali Berishës”.