Aplikacion
Një ditë më parë, ai është pritur nga kryeministri Edi Rama, ndërsa sot mësohet se Grenell është pritur në presidencë dhe nga kreu i shtetit Ilir Meta.
Meta ka vlerësuar punën e Grenell, edhe pse ai shihet si një “armik” nga qeveria aktuale e kryeministrit Albin Kurti.
“Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri. Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur”, shkruan Meta në Facebook.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet