Aplikacion
Kreu i PD-së u shpreh se qëndroi brenda 4 mureve, pa një oborr dhe pa të drejtë lirie.
Ai thekoi se privimi i lirisë është akti më i rëndë për një njeri para ekzekutimit të tij.
“Vërtet arrest shtëpie, por në disa aspekte po të keni parasysh kushtet, unë isha brenda 4 mureve. Pa një oborr dhe pa një të drejtë lirie, që përcaktohet në çdo paraburgim në çdo shtet të botës, përveçse në atë që urdhëron Edi Rama. Natyrisht privimi i lirisë është akti më i rëndë për një njeri para ekzekutimit të tij”, u shpreh Berisha në Opinion.
Berisha shtoi se edhe kontaktet i ka pasur të reduktuara, pasi GJKKO i lejonte të takohej vetëm me familjarët e ngushtë.
“Po avoketërit?! Kjo s’ndodh në asnjë diktaturë, ti s’mund të paraburgosësh një njeri pa pasur avokatin”, tha Berisha.
Kujtojmë se masa e “arrestit në shtëpi” ndaj ish-kryeministrit erdhi në kuadër të hetimeve për ish-klubin sportiv “Partizani”.