zoom

Lajme

Erion Braçe kërkon spiunin që nxorri debatet mes Ballukut e Spiropalit në grupin parlamentar të PS

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u përball dje me një situatë të pazakontë kur zëvendëskryeministrja Belinda Balluku goditi hapur kryetaren e kuvendit, Elisa Spiropalin.

Në prani të thuajse gjithë deputetëve, Balluku iu drejtua me tone të ashpra Spiropalit, duke e akuzuar se në seancën e fundit parlamentare kishte favorizuar opozitën.

Zoom.al ka raportuar më parë se raportet mes dy zonjave më të pushtetshme të PS po përkeqësohen, aq sa Spiropali i ndërpreu fjalën në mes Ballukut kur ajo po u kthente përgjigje disa akuzave të opozitës për vjedhjet në KESH.

LEXO“Luftë” brenda llojit! Elisa Spiropali i fik Belinda Ballukut mikrofonin gjatë fjalës në Kuvend

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Balluku aludoi se Spiropali është nën presion nga kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi.

Bardhi është përplasur disa herë ashpër me Spiropalin, duke e akuzuar se po i shkel opozitës të drejtat kushtetuese dhe duke aluduar se ajo është nën komandën e Pëllumb Gjokës, të arrestuar nga SPAK për një sërë krimesh të rënda, si porositës apo organizator vrasjesh.

Korit të Ballukut iu bashkuan në grup edhe Taulant Balla, Blendi Klosi dhe Erion Braçe. Pikërisht ky i fundit, ka reaguar sot pas publikimit të lajmit mbi debatet, duke akuzuar kolegët e tij se kanë nxjerrë informacionet në media.

Zoom.al disponon një mesazh të plotë që Erion Braçe u ka dërguar kolegëve të grupit parlamentar, ku ai i drejtohet në vetë të pare “spiunit” që dekonspiroi mbledhjen dhe tensionet brenda grupit të PS.

MESAZHI I ERION BRAÇES

Miremengjes shoke!

Doja tu shkruaja qe mbreme vone, por me mire sot heret ne mengjes;
Kemi pune sot!

Nga 1996ta e ketej, ne Parti e Kuvend, nje gje me ka acaruar pafund- te nxjerr ne media, cfare thuhet ne mbledhjet tona; nje gje ja kam imponuar vetes me force- te mos TRADHETOJ SHOKET E MI!; vecanerisht ne keto hapesira plehrash! Nuk ka ndodhur kurre, qofte edhe nje here te vetme nga une kjo gje.

Dua te ma beni hallall qe po i lexoni te gjithe keto fjale- dy here, te enjten qe shkoi dhe sot, tani; eshte vec nje njeri ne kete grup qe e ka mundesine e ligesine ta bej kete, askush tjeter nder ju!

Keshtu qe po drejtohem ne njejes dhe po sqaroj se helbete, mund te mos kete qene ne mbledhje (mungonin shume dje);
1. Une nuk vi ne mbledhje grupi i rakorduar me secilin nder shoke apo edhe me nje, dy, disa prej tyre; sic ti e ke vene re me ne fund, une them vec ate qe mendoj vete, ashtu sic e mendoj e pa asnje rezerve; po edhe sikur te bashkepunoj me nje, dy, disa kolege, gjithe grupin, mire do kisha bere se gjithe ckam thene e propozuar ne grup e parlament, ka qene ne te mire te Njerezve e prej Tyre ne te mire te Partise Socialiste, asnjehere ne te miren time personale;
2. ⁠Dje, por mbi te gjitha te enjten qe shkoi, kete te enjte doemos, ishte, eshte Seanca e Kuvendit, mbarevajtja e saj ne permbushje te angazhimeve politike dhe ne raport me njerezit, pra ligji per anullimin e gjobave, qe nuk eshte interesimi im personal as i cdo kolegu individual; NJEREZIT; qellim qe degradoi ne nje sulm ordiner, per me shume se 1 ore e 30 minuta, pa asnje baze ne rregullore e i toleruar per shume shume gjate nga kryetarja e Kuvendit;
Une nuk mendoj qe kryetarja e Kuvendit te te besoj ty-dmth ty qe e ke treguar sec u be ne mbledhje dje, se gjithe ca kam thene dje ishte sulm per ti marre karrigen asaj dhe jo qarje halli per katandine e punes ne Kuvend.
3. Po dhe dua ta perseris ate qe thashe dje: pabarazia ne sallen e Kuvendit ne raport me rregulloren dhe ne kurrizin tone, nuk eshte as ekuiliber, as moderim e moderacion parlamentar, as e drejte ne fund fare; ne nuk kemi kerkuar kurre me shume sec na jep rregullorja dhe gjithkush ne ate salle nuk ka pse merr me pak apo me shume-ky eshte rasti, se rregullorja; ky NUK ESHTE GJYQ, POR E DREJTE LEGJITIME GARANTUAR NGA RREGULLORJA DHE QE NUK MUND TE NA I MARRE APO NEPERKEMBE APO SHPERFILL CDO KRYETAR NE KUVEND, kryetar i Senaces apo kryetar komisioni;
4. ⁠Kjo pabarazi ne seanca plenare, nuk ndal qellimet tona, por thjesht zhurmon qellimet tona; a eshte e demshme kjo? Po natyrisht qe na demton se tek njerezit shkon zhurma jo qellimi yne ne respekt te angazhimeve qe jane marre per ta.
5. ⁠Nuk di pse ne cdo rast qe merr persiper te nxjerresh jashte cfare thuhen ne mbledhje-te cilat si degjon, kur i degjon i keqkupton dhe kur i keqkupton keqinformon ose informon sic ti do, gjithnje vendos Edi Ramen ne krye te gjese; se medemek nuk behet asgje pa miratim te tij; thene kete, doja te te thoja qe Edi Rama nuk di asgje rreth asaj qe do thoja une ne mbledhje, madje nuk di asgje as rreth asaj qe thashe une ne mbledhje; di per TVSH E BUJQESISE-qe seshte interesi yt hic, se vetem ate kam ne mendje e goje derisa te behet, por asgje nga sa me lart, ndaj mbaje jashte; zevendeskryeministrja dje ngriti nje shqetesim me aq kujdes sa mu duk sikur kishte ne mend pikerisht kete-do dilnin jashte salle fjalet e saj, e me thene te drejten me ngriti nervat, ndaj mora fjalen te beja ate qe bej gjithmone, te flas TROC; sekretari i pergjithshem mbeti po ai qe eshte, me i sinqerti perhere ne debat dhe natyrisht e beri shume mire ti hidhte uje veres, koleget e tjere qe folen, perfshi dhe ty kryetar ju paskan lene jashte edhe pse kishit te njejtin shqetesim, por me qellim ama, “grupi Rama, Balluku, Brace, Klosi kunder Gaz Bardhit qe te godasin Elizen qe e favorizon”!
Sinqerisht turp i madh!

Une shoh e ndjej qe ky grup eshte i bashkuar, e pashe te enjten ne parlament dhe sinqerisht, me shume se per vete-veten po mundohesha te permbaja, u gezova pikerisht per kete fakt-TE QENIT BASHKE! Nje jasht nga ne, nuk e thyhen dot kete bashkim, se ka arritur kurre dot!

Per vete, po mesoj veten pikerisht me efektet e kesaj poshtersie, e kam bere prej kohesh-sa here ndodh, trupi im e njeh si ushtrim dhe e ben permendesh;
TE QENIT BASHKE ESHTE QELLIM, FITORJA E PS ESHTE QELLIM, 9 SEANCA TE MIRA PARA ZGJEDHJEVE JANE QELLIM, ANULLIMI I GJOBAVE ESHTE QELLIM, TVSH E BUJQESISE DHE E INPUTEVE BUJQESORE ESHTE QELLIM, DITA E PUSHIMIT PER VAJZAT E GRATE E SEMURA ESHTE QELLIM ETJ ETJ;
E di qe per ty keto skane kuptim-cte duhen, te duken periferike, po une do rri tek kjo periferia qe na bashkon e eshte qellim i ketij Grupi ne raport me njerezit!

Se kush eshte me i rendesishem nga ne te dy pastaj, pra kush eshte figure e madhe dhe kush eshte periferike, e shohim ne zgjedhje!

Ndjese edhe nje here gjithe grupit per keto fjale, ishin vec per nje qe rri ende ketu.

Ndjese Edi Rames, Belinda Ballukut, Blendi Klosit qe per se dyti nga e enjtja, duhet te durojne sulme publike per shkakun tim.

VO: sic e sheh i gjithi eshte shkruar qe ta cosh serish tek Calamani fizik e Gagaci mental, shoke te hershem.

Postime të lidhura