zoom

Aktualitet

Parashikimi/ Çfarë ndodh me motin sot

Vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme duke karakterizuar kushtet e motit në territorin Shqiptar ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante;

më të theksuara në zonat veriore dhe pjesëriasht në qendër; në zonat malore në lartësine mbi 800 metra do të ketë reshje dëbore.

Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë dukshëm motitn në të gjithë territorin Shqiptar duke sjellë reshje intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Elbasan dhe Fier.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.