Aplikacion
Përveç përplasjeve media-institucione, këto të fundit po përplasen me njëra-tjetrën.
Një mospërputhje e deklaratave rë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe zv.drejtorit të Krimeve në Tiranë, Erjon Isamili është “benzina” për zjarrin e madh që është ndezur pas vdekjes së 14-vjeçarit Martin Cani.
Hoxha një ditë më parë reagoi duke thënë se në ngjarjen e shkollës “Fan Noli” ka qenë vetëm një autor dhe se kjo vërtetohet nga kamerat.
Por dy ditë më parë, Erjon Ismaili, zv.drejtori i Krimeve ka deklaruar në emisionin “Opinion” se nuk ka video nga momenti i sherrit të adoleshentëve, ku mbeti i vdekur Martin Cani.
Pasi gjeti fajtorin (median), këtë herë ministri Hoxha duhet të gjejë gënjeshtarin.
VIDEO:
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës