zoom

Lajme

Pas një kohe të gjatë/ Varrezat e Dëshmorëve bëjnë bashkë Ramën dhe Veliajn

Shqipëria feston këtë të premte 80-vjetorin e Çlirimit nga pushtimi nazist në Luftën e Dytë Botërore, duke kujtuar ata që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit.

Presidenti i vendit Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të lartë zhvilluan homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve.

Ceremonia pranë Varrezave të Dëshmorëve bëri bashkë për herë të parë pas rreth 6 muajsh kryebashkiakun Veliaj dhe kryeministrin Rama, të cilët duket se janë “ftohur” gjatë viteve të fundit për shkak të zhvillimeve politike dhe të drejtësisë në vend.

Në ceremoni morën pjesë edhe deputetë, veteranë e qytetarë të tjerë.

Homazhe u zhvilluan edhe në Vlorë, ku morën pjesë autoritetet me të larta të pushtetit vendor, deputetë, forcat e armatosura, të moshuar si dhe nxënës të shkollave.

Në Shkodër, 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë u përkujtua me një ceremoni në Varrezat e Dëshmorëve, ndërsa nuk munguan simbolet komuniste.

Qytetarët kujtuan të rënët për liri edhe në Elbasan, Fier e Krujë./ Zoom.al