zoom

Lajme

Parashikimi i horoskopit për muajin dhjetor

Dashi

Është një Hënë e re mbi Diell te Shigjetarët dhe që në javën e parë, sidomos për të lindurit në qendër të shenjës, ka zhvillime të mira në çështje që i përkasin profesionit të tyre. Kjo Hënë e re favorizon çështje që kanë të bëjnë me ligjin, shtetin, zyrat, por njëkohësisht nga njëra anë nxit idenë e udhëtimeve të largëta, nga ana tjetër, duke menduar që kanë detyrime profesionale. Kjo do të bëjë që jo për të gjithë planet e lëvizjeve të dalin ashtu sikurse mendojnë. Të lindurit në ditët e para të shenjës së Dashit, të lindurit në mars duhet të jenë të kudjesshëm në çështjet familjare.

Demi

Në datën 7, në të gdhirë të datës 8 Venusi është tek Ujorët. Situata që kanë të bëjnë me pjesën e ekonomisë, sidomos në lidhje me huatë ose në lidhje me sistemin bankar, të kërkuarit kredi janë ato që duan kujdes. Nëse kanë në plan të kërkojnë kredi, nëse kanë në plan të sqarojnë çështjet e eknomisë sidomos në familje, do të duhet t’i vënë pak pauzë dhe t’i lënë për në fillim në vitit 2025. Edhe për Demat dhjetori do të rezultojë shumë i mirë për çështje që i përkasin profesionit.

Binjakët

Javën e parë do të kenë zhvillime shumë pozitive në çështjet e punës. Nisur nga sot deri të enjten është e pamundur që të mungojnë lajme të bukura, pozitive për sa i përket punës. Është po puna e cila në mesin e muajit do të jetë problematike. Çfarë shqetësimesh dhe pakënaqësish kanë, do të dalin në sipërfaqe. Por do të kenë edhe mundësi për korrigjime. Hëna e parë e re i përket profesionit, hëna e dytë e re do të sjellë ekuilibër në jetën personale. Kujdes me çështje që i përkasin fizikut.

Gaforrja

Një muaj intensiv, pozitiv. I favorizuar shumë në javën e parë pavarësisht lodhjes dhe ngarkesave. Do të rezultojë një muaj shumë i mirë edhe pse për Gaforren java e parë është e lodhshme, por pozitive dhe produktive. Java e parë ka një situatë që duhet sqaruar në çështjet e familjes. Java e fundit e dhjetorit shënon fillimin e një pranvere gjithë ngjyra për Gaforren edhe pse është fundi i dimrit.

Luani

Marsin e kanë te vetja. Do duhet të bëjnë pak pas dhe të shikojnë se çfarë duhet të korrigjojnë. Të lindurit pas ditës së tretë dhe të katërt të Luanëve kanë ndryshime ose në hapësirën ku banojnë, ose në hapësirën ku punojnë, ose në çështje dokumentash në lëvizje të ndryshimit. Të lehtësuar me çështjet e familjes.

Virgjëresha

Në çështje që i përkasin bashkëpunimeve dhe bashkëpunëtorëve… java nis me këto lloj tematikash. Janë për mirë, janë për zgjerim, rregullim, korrigjim. Kjo Hënë e re nuk është as miqësore as penguese. Do të duhet të jenë të kujdesshëm me çështje që i përkasin familjes apo familjarëve.

Peshorja

Është një Hënë e re shumë favorizuese. Çështje që i përkasin profesionit do të jenë tematikë, për mirë. Shumë pak kujdes ditët e fundit të muajit në lidhje me vendimet e tyre sepse kanë një tendencë për të qenë më të prerë seç duhet. Nuk është as koha as momenti për të nxjerrë anën e ashpër në periudhë festash.

Akrepi

Me lajme të mira që i përkasin jetës së tyre personale apo ekonomisë nis muaji. Janë të favorizuar në çdolloj lëvizje, diskutimi apo çfarë presin apo nuk presin nga fati. Në vazhdimësi, pasi datës 5 të muajit do duhet të jenë të kujdesshëm me harxhimin sepse kanë një tendencë të blenë gjëra të gabuara.

Shigjetari

Kanë Hënën e re te vetja. Janë pak të paqartë se çfarë i shqetëson, se çfarë duan të ndryshojnë, por kjo ka të bëjë vetëm në lidhje me emocionin e tyre. Nuk do të mungojnë ankesat as nga mënyra se si ndihen në raportet në çift, as ata që janë beqarë nuk do ndihen mirë dhe do kenë arsye për tu grindur. Një muaj me grinde, por jo i keq në xhepin e tyre.

Bricjapi

Disa çështjesh që prej kohësh janë munduar për t’i vendosur pikat mbi i, për t’i mbyllur, kjo Hënë e re deri në datën 15 u jep mundësi për të firmosur, për të dakordësuar, për të vendosur çdo gjë në vendin e vet. Do të duhet, nëse kanë për të firmosur, t’i shohin gërmat e vogla, sepse vazhdon Mërkuri të jetë në retrogradë. Se i lexojnë, nuk bëjnë keq.

Ujori

Prioritetet që kanë pasur që nga fundi i gushtit deri tani në lidhje me ekonominë do të zgjidhen. Komunikimi në çift dhe familje do të duhet të jetë i kujdesshëm sepse është e pamundur të përcaktojmë si do të jetë ecuria e një diskutimi dhe të na dalë nga pritshmëritë. Kujdes me virozat e kohës.

Peshqit

Saturni në mes të Peshqve, Neptuni është aty. Do ta gjejnë veten në mes të çëstjeve. Nga njëra anë duan të bëjnë ndryshime për veten e vet, nga ana tjetër detyrimet e dala duket sikur e bëjnë që të ndihen shpesh sikur janë një hap para një hap pas. Kjo ndjesi do të shkaktojë ndjesinë e lodhjes. Ditët më të mira janë ditët e para që kanë një lloj shpërblimi apo dhurate ekonomike. Ditët e qenderës janë problematike sidomos nga data 11-20 sepse lidhen me çështje serioze të Peshqve.