zoom

Lajme

U akuzua për p*rdhunim, lirohet nga qelia djali i Princeshës

Djali i Princeshës Mette Marit të Norvegjisë u lirua pas një jave paraburgimi. 27-vjeçari u arrestua pas një denoncimi për përdhunim.

Marius Borg Hoibi u akuzua për “marrëdhënie seksuale me një person që ishte pa ndjenja ose ndryshe i paaftë për t’i rezistuar aktit”, tha policia.

Në Norvegji, aktakuza paraprake i paraprin aktakuzës formale dhe lejon autoritetet të ndalojnë të dyshuarit gjatë hetimit.

Sipas AP, ai mohoi akuzat ndërsa prokurori tha se policia shqyrtoi provat e sekuestruara dhe foli me dëshmitarët.

Marius Borg Hoibi u arrestua gjithashtu më 4 gusht pas një sherri me një grua në një apartament në Oslo dhe u akuzua për shkaktimin e lëndimeve trupore.

Mediat norvegjeze raportuan se policia kishte gjetur një thikë të futur në një mur në dhomën e gjumit të gruas. Hoibi u arrestua përsëri në shtator për shkelje të një urdhri ndalimi.