zoom

Lajme

PRAPASKENAT/ Ilnisa xheloze për Meritonin, moderatori merr valixhen dhe ikën nga shtëpia

Prej disa javësh, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre.

Pasi hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami dhe fshinë fotot, Ilnisa pranoi publikisht se mes tyre ka ndodhur një zënkë.

“Nuk kemi, nuk kemi ndonjë lajm të ri. Si çdo çift normal që mundet të… Në një shtëpi jemi, edhe zihemi”, tha Ilnisa.

Sipas “Panorama”, sherri mes tyre ka qenë për shkak të xhelozisë. Pas sherreve të vazhdueshme mes tyre, Meritoni ka vendosur të largohet nga shtëpia, për t’u rikthyer sërish në Kosovë.

Nga Kosova, ai është larguar në New York, ku po qëndron prej disa ditësh.

Nga ana tjetër, Ilnisa ka vijuar me angazhimet e saj në Tiranë.