Aplikacion
Duke diskutuar në studion e “Euronews” për gjuhën shqipe, në kuadër të Ditës së Alfabetit, Sazan Guri e ofendoi Teuta Toskën duke u shprehur se ajo ka pasur rezultate të dobëta në shkollë.
Për këtë arsye, sipas tij, gjuhëtarët nuk kanë metodologjinë e duhur për të studiuar prejardhjen e fjalëve të gjuhës shqipe dhe se kjo punë u takon inxhinierëve.
Debati mes tyre:
Gjuhëtarja Teuta Toksa: Një nga arsyet se përse njerëzit kanë probleme me leximin është se njerëz si zoti Sazan kanë shumë sukses në publik. Pikërisht për faktin që njerëzit janë larguar nga leximi, nga shkenca. Ai vlerësimet e tij personale, fantazitë e tij i konsideron të vërteta. Por këto nuk janë shkencë. Këtë gjë unë ia kam shprehur zotit Sazan disa herë.
Mund të ketë pa diskutim që grupe tingujsh të përkojnë me të gjitha gjuhët e botës. Sa fjalë të shqipes përkojnë me greqishten? Çfarë do të thotë kjo që ua kemi marrë apo na e kanë marrë? Sazani dhe njerëz të tjerë e përdorin këtë gjë sepse njerëzve u pëlqehet. “Fët e fët” është një onomatope, (imitim i tingujve), në gjuhën shqipe.
Sazan Guri: I drejtohem zonjës Teutë, ju nuk e bëni dot integrimin, sintetizimin…
Gjuhëtarja Teuta Toksa: Mos përdorni fjalë të huaja zoti Sazan, këto janë fjalë të huaja.
Sazan Guri: Çdo fjalë e huaj, e ka burimin te shqipja, por ju nuk lejoni të analizohet në detaje. Kur thua fjalën “rekomend”…
Gjuhëtarja Teuta Toksa: Si ishte se nuk e dëgjova?
Sazan Guri: Dëgjo pra dëgjo, se në fund të fundit po të ishe e mirë ti nuk do ishe bërë gjuhëtare ti. Ne jemi me 10-ta ti ke qenë me 5-a a me 6-a.
Gjuhëtarja Teuta Toksa: Kam frikë se më ngatërron me dikë tjetër se unë kam qenë studentja më e mirë e brezit tim, e kam zgjedhur gjuhësinë sepse dua gjuhën shqipe.
Sazan Guri: Ti nuk ke metodologji.
Gjuhëtarja Teuta Toksa: As ju zoti Sazani, ju keni fantazi.
Sazan Guri: Dëgjo moj dëgjo, se ta kam parë mendjen unë