zoom

Aktualitet

Poker dhe baste në Tiranë/ “Shqiponjat” prangosin 29 persona (EMRAT)

29 persona që dyshohen si të përfshirë në aktivitetin e lojërave të fatit u vunë në pranga nga Forcat Shqiponja në Tiranë.

Sipas policisë ata kishin përshtatur ambiente për organizimin e lojërave të fatit, poker dhe baste sportive online në disa zona të Tiranës.

Në momentin e ndërhyrjes, disa prej të arrestuarve janë kapur mat duke luajtur poker.

“Shqiponjat” sekuestruan shuma parash që dyshohet se kanë rrjedhur nga lojërat e fatit, 33 celularë dhe pajisje të ndryshme kompjuterike.

Në aparatet telefonike janë gjetur edhe komunikimet mes të arrestuarve që vendosnin bastet sportive online për llogari të klientëve në shuma të ndryshme.

Hetimet u bënë nga sektori i krimit ekonomik ne policine e kryeqytetit.

EMRAT

Kristi Kaso
⁠Kristo Gjoni
Fatjon Lika
⁠Ilir Dervishi
⁠Ermal Hazaferi
Bashkim Alikaj
Erind Patrioti
⁠Darli Kuraj
⁠Marenglen Kloso
Xhenis Muça
Amarildo Pashollari
⁠Albano Babi
⁠Also Rushani
⁠Rei Temellari
Dorjan Sinani
⁠Elio Manaj
Endri Muka
Elzo Lofca
Taulant Ibro
⁠Dorjan Kalemi
⁠Gezim Hamlli