zoom

Aktualitet

Atentati në Shkodër/ Policia gjen një makinë të djegur, brenda kishte dy automatikë

Të tjera detaje kanë dalë në pah pas atentatit me dy të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër.

10 minuta pas ngjarjes së rëndë, Policia e Shkodrës ka gjetur një automjet tip “Land Rover” të djegur në zonën e Grudës së Re.

Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në ngjarje.

Po ashtu, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi atentati dhe ka ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autorëve.

Atentatorët janë ende të paidentifikuar. Ata u larguan menjëherë nga vendngjarja pasi vranë me breshëri plumbash Hamza Licin.

Të shtënat plagosën edhe Arlind Bushatin, që ishte në makinë me Licin. Pas atentatit, mjeti i Licit u përplas me një motor dhe si pasojë e aksidentit, humbi jetën Flutura Basha. Bashkëshorti i saj, Bashkim Basha ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.