zoom

Lajme

A rrezikohet siguria e Salianjit nga të burgosurit që ka denoncuar? Përgjigjet avokati i tij

Rreth një orë pas i Ervin Salianji u paraqit vullnetarisht në polici pas dënimit të një dite më parë me një vit burg, avokati i tij foli për gazetarët duke thënë se ish-deputeti do të niset mbrëmjen e sotme në drejtim të Fierit, aty ku do të vuajë dënimin.

Avokati Ledio Braho ritheksoi edhe njëherë pretendimet se ky është një dënim krejtësisht politik ndaj Salianjit, ndërsa theksoi faktin se pavarësisht kësaj, deputeti u paraqit vullnetarisht në polici.

Salianji “vetëdorëzohet” në polici: Shpresoj që beteja ime të frymëzojë qytetarët

“Salianji erdhi para rreth një ore. Na u komunikua procedura. Patëm një sjellje korrekte nga drejtuesit e policisë. Pavarësisht se kjo është një vendimmarrje krejtësisht politike.

Do të niset drejt Fierit mbrëmjen e sotme. Nuk ka asnjë problematik të tillë me të burgosurit. Nuk është detyrë e tij, por e shtetit kjo. Jemi në kushtet e një vendimmarrje haptazi politike e cila u ekzekutua vullnetarisht sot nga Salianji”, tha avokati.