zoom

Aktualitet

Salianji vendos kundër grupit, zbulohet ora kur do të dorëzohet në polici

Ervin Salianji nuk e ka pranuar propozimin e Gazment Bardhit që grupi parlamentar i PD të ngujohet në seli, në kundërshtim të vendimit të Apelit për arrestimin e tij.

Salianji do të shkojë në polici në orën 16:45, për t’u vetëdorëzuar.

Më herët, në një konferencë me gazetarët, Ervin Salianji njoftoi se kjo ishte dita e tij e fundit në liri, duke shtuar se edhe pse do të jetë në qeli, betejën ligjore do ta vazhdojë.

Nga ana tjetër, pritet që të mblidhet edhe Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit në Kuvend për t’i hequr imunitetin e deputetit Salianjit, pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij.