zoom

Të gjitha

VIDEO/ Aksident i rëndë në Fier, makina bie në kanal

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua mesditën e kësaj të enjteje në aksin Fier-Levan.

Një 31-vjeçar, drejtues i një mjeti tip “Volkswagen” humbi kontrollin, duke dalë nga rruga.

Për pasojë, ai përfundoi në kanal së bashku me makinën.

Shoferi mori plagë në trup dhe u dërgua menjëherë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia po heton për të zbardhur pse ndodhi aksidenti.