Aplikacion
Balluku hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe institucioni që drejton, duke u shprehur se transporti i këtyre mbetjeve në vendin tonë ndodh që nga vitin 1998.
Balluku ka “fajësuar” mediat, se një gjë e tillë mori të tilla përmasa vetëm si pasojë e vëmendjes që iu kushtua në media.
“I bëj thirrje mediave të tregohen të kujdesshme teksa analizojnë këtë çështje, që përveç delikate, është shumë e komplikuar nga ana juridike dhe proceduriale. Analizat që kam dëgjuar afektojnë imazhin e Shqipërisë. Duhet të presim vendimet sa i përket kësaj çështjeje të rëndësishme mjedisore. Çështja ka marrë emrin: Porti i Durrësit. Porti dhe mbetjet janë dy gjëra të ndryshme. Kam parë që përfshihet Autoriteti Portual dhe disa ministri. Transporti i mbetjeve ka nisur që në 1998, ka një protokoll të mirëfilltë, nuk është asgjë e re, ka tranzitim dhe transportim të mbetjeve të rrezikshme që janë të koduar në bazë të kodeve të transportit të këtyre mbetjeve.”- u shpreh ministrja.
Duke pohuar se qeveria shqiptare ka pasur vazhdimisht konflikte me Kurum, ministrja Balluku tha se kompania është detyruar të japë sqarime për këtë çështje sociale.
Megjithatë Balluku vijoi më tej duke thënë se duhet tëritet deri në përfundim të procedurave për të marrë përgjigje për këtë çështje./ Zoom.al
“Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Korenë e Veriut në këmbim të forcave të saj”