zoom

Aktualitet

Rusia i frikësohet Ukrainës/ Evakuon te gjithë banorët pranë kufirit

Përparimi i ofensivës së Ukrainës brenda territorit rus, ka detyruar autoritetet e rajonit Belgorod te evakuuojnë pothuajse të gjithë banorët që jetojnë në afërsi të kufirit.

Evakuimi po ndodh për shkak se forcat ukrainase janë duke çarë përpara në rajonin fqinj të Kurskit dhe rritjes së aktivitetit ushtarak në këtë zonë.
Pjesa më e madhe e këtyre banorëve kanë ikur nga shtëpitë e tyre, një pjesë tjetër janë zhvendosur vetëm përkohësisht.

Ky është evakuimi i disatë që Rusia bën në javën e fundit pas inkursionit më të madh ukrainas brenda territorit të saj që nga nisja e kuftës më shumë se dy vite më parë.

Presidenti ukrainas ka deklaruar se lëëvizjet e fundit ushtarake brenda territorit rus po e dërgojnë luftën në shtëpi ndërsa kreu i Kremlinit, Putin ka thënë se këto janë përpjekje për të fituar “terren” në negociata.