Aplikacion
Kështu e përshkruan opozita mënyrën se si nën qeverisjen Rama, individë të veçantë të lidhur me pushtetin kanë arritur t’i zhvillojnë bizneset e tyre në fusha të ndryshme.
Kritikë e zëra të spikatur të shoqërisë civile thonë se Edi Rama përcakton gjithçka. Ish -krahu i tij i djathtë, ish -zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, e tha në një investigim të RAI 3 se Rama ulet me klientët e tij dhe ndan se çfarë do të përfitojnë.
Kështu nuk veprohet vetëm me kontratat shtetërore e pronën publike, por edhe me privatët.
Le të supozojmë se të gjitha këto akuza janë të tërërisht politike, të pabaza e dashakeqe.
Por Zoom.al ka denoncuar prej ditësh faktin se si të paktën dy klube nate trajtohen ndryshe nga të gjithë të tjerët në bregdetin e Drimadhes, Dhërmiut apo të Jalit. Bëhet fjalë për Moyo në Dhërmi dhe Folie Marinë në Jal.
Në të gjithë vijën bregdetare nga Palasa në Borsh, janë vetëm këto dy klube të cilët lejohen të bëjnë muzikë pas mesnate, ndonëse ligji ka përcaktuar qartë kriteret.
“Moyo”, siç mësoi Zoom.al nga disa burime (në mungesë të përgjigjes nga 4 institucione shetërore) është i vetmi lokal në Drimadhes-Dhërmi të cilit i është dhënë leje e veçantë për të mbajtur muzikën në kupë të qiellit edhe kur qindra pushues pranë tij kanë nevojë të flenë.
Vendimi i qeverisë që ndaloi muzikën pas orës 23:00 në lokalet se leje mund t’u jepet vetëm lokaleve larg qendrave të banuara.
Klubi i natës, “Moyo” gjendet në plazhin e Drimadhes. Siç mund ta shihni në hartën e mëposhtme ai është ndërtuar në mes të disa resorteve dhe hoteleve (KLIKONI KËTU PËR HARTËN). Në njërën anë ndodhet kompleksi “Olea”, një resort vilash ku pushojnë familje e individë, shqiptarë e të huaj. Në anën tjetër janë disa hotele të njohur si Morina Palace, Hotel Kaiser, Drymades Inn dhe disa hotele të tjerë më të vegjël.
“Moyo” Drimadhes
Janë të paktën 5 mijë pushues në këtë kohë në këto hotele dhe në komplekset rezidenciale pranë “Moyo” dhe çdo natë e kanë të pamundur të flenë për shkak se muzika që vjen nga ky lokal është shurdhuese.
Se përse i është dhënë leja këtij lokali sikur të ishte në mes të asgjëkundit, këtë nuk e thotë asnjë nga institucionet, as Ministria e Turizmit, as Ministria e Brendshme, as Bashkia e Himarës, as Policia, as Agjencia e Bregdetit.
Për ta kuptuar se çfarë ndodh me lejet dhe se si përdoret ligji me standarde të ndryshme për biznese të ndryshme, Zoom.al po sjell shembullin e plazhit të Llamanit.
Ky plazh është ndër të vetmit që nuk ka shtëpi të banuara, resorte apo hotele përreth. Shikojeni në figurë më poshtë (KLIKONI KËTU PËR HARTËN).
Pavarësisht se ndodhet në mes të asgjësë, asnjërit nga bizneset që operojnë aty nuk u është dhënë leje për të lejuar muzikën pas mesnate. Në orën 23:00 policia ia beh menjëherë për kontroll dhe me bllokun e gjobave në dorë.
Shembujt tregojnë flagrancën në të cilën i është dhënë leja klubit “Moyo” dhe se si ligji shkelet e përdoret për ta favorizuar atë.
Zëra të ndryshëm thonë se pronarët e “Moyo” kanë lidhje me qeverinë dhe vetë kryeministrin Rama dhe kjo është arsyeja përse ky lokal është pajisur me leje të veçantë.
Teksa të gjithë lokalet e tjera mbyllen, nga Palasa, Drimadhes, Dhërmi, , Jal, Livadh, Himarë, Potam, Llaman, Qeparo, Borsh, Lukovë e deri në Sarandë, vetëm “Moyo” dhe “Folie Marine” punojnë duke arkëtuar shifra marramendëse, sepse janë të vetmit që ofrojnë argëtim me muzikë papushim. Pronarët e lokave të tjerë duhet të shohin se si punojnë ata dhe se sib ëhet biznes në Shqipëri.
Lidhjet qeveritare, siç rezulton jo vetëm nga denoncimet opozitare apo nga kontratat shtetërore, por edhe nga hetimet e fundit të SPAK përcaktojnë përcakojnë se kush duhet të bëjë biznes dhe kush jo në Shqipëri, kush duhet të punojë dhe kush jo, kush duhet t’i fitojë tendera dhe kush duhet të hyjë në garë sa për numër e deri tek kush lokal duhet të rrijë hapur e kush duhet të falimentojë.
Pronarët e lokaleve të plazheve të jugut janë çdo ditë dëshmitarë të kësaj situate. Edhe pushuesit po ashtu, sepse po e kanë në vesh zhurmën e padurueshme që po i lë pa gjumë përnatë në Drimades apo në Jal, nga dy lokale me licensa speciale, ndryshe nga gjithë të tjerët. /Zoom.al