zoom

Lajme

Paraqitja spektakolare në EURO 2024, Strakoshën e duan disa klube të mëdha

Thomas Strakosha ishte një nga shumë gjërat pozitive që dhuroi Shqipëria në “Euro2024”.

Gardiani kuqezi ishte një pikëpyetje e madhe, kjo pasi vinte në këtë Evropian me shumë pak minuta, por brenda kuadratit, në të tre ndeshjet, Strakosha dhuroi paraqitje pozitive pavarësisht se pësoi 5 gola.

Forma e tij shumë e mirë ka bërë që emri i Strakoshas të qarkullojë edhe një herë në Serie A. Sipas mediave italiane, Fiorentina ka shfaqur interes për portierin kuqezi. Çuditërisht problem për një transferim të mundshëm te Fiorentina është agjenti i tij pasi është njëkohësisht edhe agjenti i Terracciano-s, portierit aktual të Fiores.

Është thuajse e sigurt që Strakosha do të largohet nga Brentford, ndërsa Serie A mbetet një opsion i preferuar, një kampionat që Strakosha e njeh shumë mirë. Por jo vetëm, pasi mediat italiane raportojnë se ka edhe klube të tjera të njohura që i janë vënë pas gardianit shqiptar pas paraqitjes spektakolare në Evropian. /ZOOM.AL/