Aplikacion
Kjo ka qenë masa e dhënë sot nga GJKKO, e cila la në fuqi ‘arrestin me burg’ për Goron, edhe pas kërkesës së SPAK, që parashtroi se asgjë nuk kishte ndryshuar në statusin juridik apo penal.
Ndonëse Goro kërkoi masë më të lehtë sigurie, kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata. Kujtojmë se ish-kryebashkiaku u arrestua për shpërdorim detyre në dy raste.
Konkretisht bëhet fjalë për regjistrimin e dy sipërfaqe prone, ku sipas prokurorisë, Goro akuzohet se ka lejuar ne kundërshtim me ligjin për regjistrimin e këtyre pronave që ishin parashikuar për investime strategjike.
Prona u përfitua nga ish-deputeti socialist Artan Gaçi, tashmë nën hetim për çështjen, teksa dyshohet se u bë tjetërsim i paligjshëm dhe favorizim. Gaçi është bashkëshorti i ish-ministres dhe aktualisht deputetes socialiste, Olta Xhaçka, të cilës mazhoranca i shpëroi mandatin në Parlament me shumicë votash, duke kërkuar interpretim të dytë në Kushtetuese. /ZOOM.AL/
Paralajmërohet publikimi i dosjes “bombë”: Politikanë të lartë dalin te “Toyota Yaris”