Aplikacion
Doganierët u pozicionuan në portën e madhe të tarifave të Perthus, në autostradën A9 drejt Francës. Ata kryen kontroll rrugor në një mjet mallrash të rëndë.
Makina është e regjistruar në Itali dhe drejtues ishte një shtetas shqiptar, i cili po udhëtonte drejt Italisë. Gjysmë-rimorkio përmbante një ngarkesë me detergjent rrobash.
Pas kontrolleve rezultoi se në këtë makinë kishte 74 kg kokainë, ngarkesë e cila nëse dilte në treg kapte vlerën e 3 mln eurove.
Ditën e djeshme gjykata e Perpignanit dënoi shoferin shqiptar me 4 vite burg dhe ndalim në territorin francez për 10 vjet. /ZOOM.AL/