zoom

Lajme

“Çlirohet” Silvinjo – Kush është sulmuesi shqiptar që rikthehet në fushë përballë Kroacisë?

Një emër i rëndësishëm i Kombëtares Shqiptare është gati për t’u hedhur në fushë nga trajneri Silvinjo.

Jasir Asani i është bashkuar grupit në stërvitjet që ekipi po bën në Gjermani, përpara ndeshjes së rëndësishme me Kroacinë.

Sulmuesi i Kombëtares ka lënë pas dëmtimin që pësoi në kavilje në sfidën me Italinë dhe është gati për përballjen e radhës.

Sfida me Kroacinë do të luhet të mërkurën në orën 15:00 dhe konsiderohet vendimtare për Kuqezinjët dhe rrugëtimin e tyre në Grupin B, për të grumbulluar pikët.