Aplikacion
Ai është dërguar menjëherë me urgjencë në spital, pas goditjes së rëndë që mori nga aksidenti.
Teksa po kthehej nga palestra në shtëpi, këngëtari u godit nga një makinë tjetër. 36-vjeçari përmes një postimi në Instagram ka treguar se tashmë është në një gjendje më të mirë shëndetësore.
“Nuk mbaj mend asgjë pas përplasjes… u zgjova në një barelë duke u futur në një ambulancë”, shkroi artisti krahas fotove të tij duke u rikuperuar në një spital.
Në fotot e postuara fytyra e Paul ishte e mbuluar nga gjaku dhe plagët e marra në ballë, mollëza dhe mjekër, ndërsa shfaqet me sy të mbyllur.
“Ditët e fundit kam qarë shumë dhe ishin lot gëzimi, lot falënderues. E di sa me fat jam që jam ende këtu”, tha këngëtari. /ZOOM.AL/
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës